Departamenti i Menaxhimit


Përshkrimi i Departamentit të Menaxhimit

Departamenti i Menaxhimit është një prej pesë njësive bazë të Fakultetit të Biznesit dhe përbëhet nga 13 anëtarë.

Me një staf të ri në moshë, por të pasur në përvoja në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Departamenti udhëheq me devotshmëri rrugëtimet studentore dhe të karrierës, si dhe menaxhon me cilësi e përgjegjshmëri mbarëvajtjen e studimeve në Programet e tij në të tre Ciklet e Studimit – Bachelor, Master dhe Doktoratë.

Stafi akademik i Departmentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke lartësuar emrin e UAMD-së, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore (me dhe pa faktor impakti), si dhe duke kurorëzuar përpjekjet e tij në Tituj e Grada Shkencore.

Në vëmendjen e anëtarëve të Departamentit të Menaxhimit është puna intensive dhe e përgjegjshme në të mirë të komunitetit studentor, atij akademik-shkencor, por edhe komunitetit vendas e botës së biznesit.

Stafi

Përgjegjës Departamenti 

Dr. Olta Nexhipi

Lektor 

MSc.Zamir HOXHA