Administrim Biznes


[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Bsc. “Administrim Biznes”

Ndryshimet e herëpashershme në tregun e punës, së bashku me procesin e globalizimit, kërkojnë specialistë të kualifikuar në të gjitha fushat e menaxhimit. Ky program është i projektuar për të transmetuar tek studentët aftësitë profesionale të nevojshme në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në kërkimin e punës. Programi i Studimit në Bsc. “Administrim Biznes” krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale dhe akademike. Njëkohësisht, mundëson punësimin në sektorin privat dhe publik, pasi programi krijon njohuri të plotë mbi sistemin e menaxhimit të biznesit/institucionit dhe zgjidh problematikat dhe zhvillimet e tyre.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të biznesit me përgjegjësi analitike me fokus në menaxhimin e performancës së biznesit. Ndër të tjera, studentët pajisen me njohuri të thella të teorisë ekonomike dhe zhvillojnë aftësitë në analizën sasiore; shkëmbejnë njohje rreth instrumentave të nevojshëm për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në vendin e punës. Nga ana tjetër, studenti zhvillon njohuritë mbi modelin ekonomik, metodat statistikore dhe sasiore dhe mbi të gjitha, bën aplikimin e shkencës menaxhuese në problemet e përditshme të biznesit. Po ashtu, studenti realizon studime mbi konsumatorët, firmat, tregjet dhe studime mbi organizatën, operacionet, cilësinë, projektet.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor në “Administrim Biznesi” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike, menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e shkencave ekonomike. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar si: drejtues në sektorin privat dhe publik, specialist në menaxhimin e prodhimit, specialist në menaxhimin e burimeve njerëzore, specialist në projekte, specialist në komunikim, mundësi për të zhvilluar studime të avancuara në këtë fushë, etj.