Juliana Osmani


Dr. Juliana Osmani është lektore në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Administrim Biznes, Profili Menaxhim), nga Universiteti i Pisa, Itali (MSh në Ekonomia për ndërmarrjet dhe menaxhimi) dhe Universiteti i Pisa, Itali (Doktoratë në Ekonomia për ndërmarrjet).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e  Analistes së Kredisë  në Bankën Credins.

Dr. Juliana Osmani është autore e tekstit “Vendimmarrja organizative” (2017) dhe disa publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: “Decision theories and their implications: Understanding the dynamics of decision-making” (2016), “Gender income inequality: Why are women less preferred for executive or managerial positions in the banking institutions in Albania?” (2016), “The impact of age on the perception of cognitive abilities and decision-making skills” (2016), “Group theories and implications for organizational decision-making” (2017), etj.