Luftim Cania


Dr. Luftim Cania është lektor në Departamentin e Menaxhimit në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë nga Universiteti  “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan (Bachelor në Administrim Biznes, Profili Menaxhim), dhe Universiteti Europian i Tiranës (Doktoratë në Shkenca Ekonomike, Profili Menaxhim. Tema e dizertacionit: Menaxhimi i talenteve në kushtet e krizave ekonomike).

Më parë ai ka mbajtur pozicionin e  Përgjegjësit të Departamentit të Menaxhim Biznesit dhe Turizmit dhe Zëvendës Dekanit në Fakultetin Ekonomi-Turizëm, SHLP “Vitrina”.  Dr. Luftim Cania ka patur edhe disa eksperienca profesionale në menaxhim, financë dhe konsulent marketingu.

Dr. Cania është autor dhe bashkë-autor i disa teksteve mësimore (Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhim i Avancuar, Menaxhim Cilësie dhe Ekonomia e Krizave) dhe më shumë se 20 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e tij ndër të tjera përfshijnë:

  • Effective management of talent, a necessity for today’s business environment in Albania (1st International Scientific Conference: IT Applications in Economics, Business and Society, Tirane, Albania, 2013);
  • The impact of strategic human resource management on organizational performance (Journal Economia-Seria Management, Vol. 17, No. 2, Romania, 2014);
  • The impact of employees training on the organization’s performance – case study in Albania (Science Arena Publications, Specialty Journal of Psychology and Management, Vol, 2 No. 2, Impact Factor 0.981, 2016);
  • The supply chain of agricultures – an empirical study of Albania (International Journal of Economics, Commerce and Management, Vol. 4, No. 7, Impact Factor: SJIF 4.109, Impact Factor: GIF 0.656, England, 2016);
  • Constrains In Dairy Supply Chain Managemnt – An Empirical Study Of Albania (International Journal of Management Sciences and Business Research, ISSN 2226-8235 Vol. 6, No. 1. Impact Factor 4.136, 2017).