Menaxhim Biznes


Master Shkencor në Menaxhim Biznes SHQIP

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Msc. “Menaxhim Biznes”

Gjithmonë dhe më tepër po kërkohen njohuri, dije,  aftësi dhe instrumenta thelbësorë menaxhimi në mënyrë që studenti i diplomuar të jetë i konkurueshëm në tregun e punës. Ky program është një kualifikim që zhvillon aftësitë e nevojshme për menaxhimin strategjik të biznesit në një ekonomi globale. Nëpërmjet studimeve në Msc. “Menaxhim Biznesi”, studentët do të marrin njohuri mbi praktikat e menaxhimit të bizneseve në ekonominë globale, mbi  kuptimin dhe udhëheqjen në drejtim të ndryshimeve, kuptimin e problematikave organizative dhe kërkimin e zgjidhjeve adekuate. Në këtë drejtim, ai është dizenjuar, në mënyrë të tillë që t’u mundësojë studentëve të njohin hap pas hapi të të gjitha aspektet e  menaxhimit të një organizate dhe krijimin e njohurive kërkimore.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Ky program studimi është i karakterizuar nga të menduarit në mënyrë analitike dhe përgatitja e studentëve për të ndjekur një program konkurues doktorature, në drejtim të kërkimit të pavarur shkencor dhe në fushën profesionale. Përmes kombinimit të njohurive teorike me realitetin organizativ, studenti aftësohet në drejtimin të: krijimit të strategjive organizative, bërjes së analizave të biznesit, krijmit të produkteve inovative, menaxhimit të ndryshimeve, përmirësimit për bashkëpunim. Gjithashtu, studenti stimulon qëndrimet dhe sjelljet, të cilat favorizojnë të qenët lider, inovator dhe iniciator. Nga ana tjetër, i mundëson studentëve njohjen, përdorimin e instrumentave dhe metodologjisë së nevojshme për monitorimin e performancës, si dhe zhvillimin e suksesit organizativ. Mbi të gjitha, studenti mësohet të perceptojë organizatën si sistem e ,për rrjedhojë, e ka më të lehtë të kuptojë marrëdhëniet mes pjesëve të ndryshme organizative. Si përfundim, i mundëson studentit njohuri në fushën e kërkimit për ndjekjen e një programi Doktorature në “Shkencat Ekonomike”, veçanërisht në profilet e menaxhimit.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program synon formimin e ekspertëve dhe specialistëve me aftësi dhe njohuri  të thelluara në menaxhimin e biznesve. Në këtë mënyrë, të diplomuarit janë të aftë të ofrojnë kompetencat e tyre në organizata, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, në nivele të ndryshme hierarkike dhe në nënndarje funksionale. Thellimi i dijeve nëpërmjet këtij programi, i jep studentëve mundësi më të shumta për t’u punësuar në sektorin privat dhe publik. Në përfundim të programit studenti mund të punësohet si: drejtues i nivelit të lartë në sektorin privat dhe publik, drejtues në OJF, drejtues në menaxhimin e operacioneve organizative, drejtues në menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxher në projekte,  menaxher cilësie, etj.