Redi Myshketa


Redi Myshketa është lector në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë nga Universiteti i Miskolcit (Hungari), Fakulteti i Shkencave Ekonomike (DIND në Ekonomi Biznes), nga Universiteti i Miskolcit (MSc në Marketing). Ka përfunduar studimet dhe detyrimet doktorale në Universitetin e Miskolcit, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Shkolla e Doktoratës “Teori dhe praktikë ekonomike” (Kandidat per Doktoratë në Ekonomi, Profili Ekonomi Ndërkombëtare).

Më pare ai ka mbajtur pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Menaxhimit dhe Zëvendës Dekanit Mësimor, në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Redi Myshketa është autor dhe bashkë-autor i disa teksteve mësimorë dhe më shumë se 26 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e tij, ndër të tjera, përfshijnë:

Service Quality in Public Hospitals in Albania, International Journal of Physical & Social Sciences (IJPSS), ISSN: 2249-5894, Impact Factor for (IJPSS) for 2015 5.712., pp. 32-41; [2016].

Socio Demografphic Variables’ Impact on Hospitalized Patient Satisfaction in Albania, Journal of Processs Management – New Technologies International, ISSN: 2334 – 7449 (online), Index Copernicus Journals MasterList 2012: ICV 2012: 4.09, pp. 48-54; [2016].

A theoritical perspective on idicators used to measure health quality services, Miskolci Egyetem, Gazdasagtudomanyi Kar, Marketing Intezet, Marketing Kaleidoszkop. HU ISSN 2062-2260, pp. 140-146; [2016].

Service quality assessment in health care sector: the case of Durres public hospital

Elsevier Procedia – Social and Behavioral Sciences 235 ( 2016 ) 557 – 565; [2016]

Implementation of the European Charter for SME in the Western Balkan Countries, Journal of Studies on Economics & Society,Vol.3 No1/2011, ISSN 2075- 1725, pp.31-46; [2011]