Valbona Mehmeti


Dokt. Valbona Mehmeti është lektore në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo aktualisht ndjek studimet doktorale në gjeopolitikë dhe gjeoekonomi pranë Universitetit “Niccolò Cusano”, Itali, ndërkohë që zotëron diplomat Master i Shkencave në Administrim Biznesi nga Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Kristal”, Post-Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Jopublik “Albanian University” dhe Bachelor në Gjuhë Italiane nga Universiteti i Tiranës.

 

Dokt. Valbona Mehmeti është autore dhe bashkëautore e disa teksteve dhe artikujve të ndryshëm shkencorë, si edhe pjesëmarrëse ne disa konferenca, brenda dhe jashtë vendit. Publikimet e saj, ndër të tjera, përfshijnë tekstin Menaxhimi Ndërkulturor: Probleme dhe Zgjidhje (2017), si edhe artikujt Securing the future: Necessity to reconcile Albania’s post-crisis economic development urgencies with the protection of environment (2017), Globalization and economic growth: A comparative synopsis of Albania and Western Balkans (2016), Imperatives of public administration reform in Albania – Change leadership vs. change management (2015) etj.