Altin Gjini


Ka fituar diplomë Bachelor of Science, akorduar nga State University of New York (ESC) dhe diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë në Financë akorduar nga Universiteti i New York-ut në Tiranë, në vitin 2006.  Ka fituar në vitin 2014 gradën Doktor i Shkencave Ekonomike (PhD), me temë “Tre Esej mbi Rritjen Ekonomike të Vendeve të Europës Jug-Lindore”, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Deri në vitin 2014 ka punuar në Ministrinë e Financave. Ai ka punuar si lektor me kohë të pjesëshme nga viti  2007 deri në 2013, pranë Fakultetit të Biznesit, UAMD. Nga viti 2014 e në vijim punon si lektor me kohë të plotë në departamentit e Shkencave Ekonomike, Fakulteti i Biznesit, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Lëndët kryesore të lektruara praj tij janë Mikroekonomia, Makroekonomia dhe Ekonometria. Ai gjithashtu, ka marrë pjesë në konferenca shkencore dhe është autor i disa publikimeve shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, brënda dhe jashtë vendit. Dr. Gjini ka pregatitur dhe publikuar ciklin e leksioneve ne Ekonometri në vitin 2017. Fokus i punës së tij kërkimore është kryesisht në fushën e politikave makroekonomike. Konkretisht në analiza empirike të faktorëve kryesore të rritjes ekonomike si kapitali, puna, investimet private dhe publike, konsumi, etj., analiza këto si për vendet në zhvillim edhe për ato të zhvilluara.

Ju mund të aksesoni disa nga publikmet e Dr. Gjinit në adresat si vijojnë:

http://ebesweb.org/Publications/EBES-Anthology/Archive/EBES-2013-Anthology.aspx

http://journals.cluteonline.com/index.php/IBER

http://journals.cluteonline.com/index.php/JBER