Entela Velaj


Dr. Entela VELAJ është lektor në Departamentin e Shkencave Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Akademia e Rendit Publik “ Arben Zylyftari” Tiranë , nga Universiteti “Kristal” (Bachelor Financë) nga Universiteti  “Aleksandër Moisiu” (MSh në Administrim Financiar) dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (Doktoratë në Ekonomiks).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e  Inspektorit Tatimor  në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës dhe Konsulentit Tatimor dhe Doganor kryesisht për kompani të huaja.

Dr. Entela Velaj është bashkë-autore e  teksteve  Ekonomiks Menaxherial dhe Mikroekonomi si dhe e shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë:

“Të ardhurat nga tatimet-Faktorët përcaktues-rasti i Shqipësisë”, 2014, Portugali

“Eficienca e sistemit të taksave – këndvështrim teorik” 2015, Hungari

“Lidhja shkak pasojë midis shpenzimeve qeveritare dhe të ardhurave tatimore të mbledhura- Rasti i Shqipërisë” 2015, Bullgari

“Ndikimi i normës së tatimeve mbi rritjen ekonomike” 2016 Selanik