Flora Merko


Prof. Asoc. Dr. Flora Merko është lektore në Departamentin e Shkencave Ekonomike në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.  Ajo zotëron diplomë Bachelor në “Ekonomi Agrare”, Master Shkencor në “Ekonomi dhe Politika Agrare”, PhD në “Ekonomi dhe Agro-Biznes” si dhe Profesor i Associuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Aktualisht, ajo mban pozicionin e Drejtueses së këtij Departamenti që nga Muaji Maj i vitit 2016.

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Oficeres së Disbursimit dhe Menaxhimit Financiar  në projekte te Financuara nga Banka Botërore dhe Banka Islamike për Zhvillim.

Që nga viti 2008 e në vazhdim, lektore e ftuar në Fakultetin e Ekonomise dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqesor i Tiranës, si dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Prof Asoc. Dr. Flora Merko, është  autore dhe bashkë-autore e shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë :

“Greek crisis and its effects in Albanian Economy” (2014), Struge, Maqedoni.

“Economic Theory of land, Land Use and Land market, Problems and Policies of their Development in Albania” (2015),

“Financial vulnerability and obstacles to good health: an analysis of the health care sector in Albania” (2016).

“Estimating the effects of fiscal policy on the private consumption: evidence from Albania” ASECU (2017).

“The impact of good urban solid waste management in Albania`s economic development”. IJEES, (2017).

“Statistical and environmental evaluations on some potential air pollution in the city of Tirana, Albania”, (2017), Adana-Turqi.