Martin Kuka


Martin Kuka është lektor në Departamentin e Shkencave Ekonomike të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë Bachelor 4-vjeçar (njësuar nga MASH si Master Shkencor) nga Universiteti  i Athinës në fushën e Filozofisë, një diplomë tjetër Bachelor 4-vjeçar në Ekonomi nga State University of New York – Empire State College, një diplomë Master Shkencor nga Universiteti i Athinës në Sociologji, si dhe dy diploma Master (MA dhe Mphil) në Filozofi nga Universiteti Katolik i Luvenit, Belgjikë. Qysh prej tetorit 2015, ai është kandidat për titullin Doktor i Shkencave në Universitetin Harokopio të Athinës, me temë doktorature “Hapësira dhe Politika. Transformime Sociologjike në Periudhën e Globalizimit”.

Martin Kuka është autor i librit Hyrje në Teorinë e Lojës, (Botimet Albpaper, Tiranë, 2014), si dhe i vëllimit poetik Poezi, Prozë Poetike, (Botimet Plethora, Athinë, 2017). Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare, me temë kryesore emigracionin shqiptar.