Shkenca Ekonomike


Diplomë e Ciklit të Parë të Studimeve, Bachelor në “Shkenca Ekonomike” (Shqip)

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Bsc. “Shkenca Ekonomike”

Diploma Bachelor “Shkenca Ekonomike” është strukturuar në tre vite akademike ose 6 semestra. Për çdo kurs individual të ndjekur dhe përfunduar me sukses studentët vlerësohen me një numër të caktuar kreditesh ETCS (Sistemi Europian i Trasferimit të Krediteve) dhe kreditesh të sistemit Amerikan.

Për të përfunduar ciklin e studimeve të nivelit të parë (Bachelor), është e detyrueshme të regjistrohesh në të paktën gjashtë semestra dhe të vlerësohesh me 180 ETCS kredite. Këto kredite përbëhen respektivisht prej 36 kredite nga lëndë të formimit të përgjithshëm, 90 kredite në lëndë të formimit ekonomik që karakterizojnë programin, 18 kredite në lëndë të ngjashme dhe/ose të integruara me ato të formimit ekonomik, 30 kredite në lëndë me zgjedhje duke përfshirë këtu edhe gjuhën e huaj dhe 6 kredite përgatitja e tezës në fund të programit.

 

Pse duhet të studiojmë në këtë program?

Studimet në “Shkenca Ekonomike” janë interesante, sepse ato fokusohen: në sjelljen e individëve dhe grupeve, sesi ligjet dhe politikat e gjeneruara nga institucionet legale dhe politike ndikojnë jetën tonë, sesi e shkuara ndikon dhe i jep formë së tashmes, sesi resurset dhe proceset e natyrës ndikojnë qëniet njerëzore. Studimet në “Shkenca Ekonomike” na ofrojnë gjithashtu, njohuri të çmuara për të marrë vendime në jetën tonë të përditshme. Ato na ofrojnë një instrument me të cilin u japim shpjegim pyetjeve rreth dëshirës për një mundësi investimi specifik financiar,  të shkollohemi ose jo në një universitet, benefiteve dhe kostove të karrierave alternative dhe impakteve të politkave publike duke përfshirë edhe kujdesin shëndetësor dhe një pagë minimale më të lartë.

Gjithashtu, zotërimi i një diplome Bachelor në “Shkenca Ekonomike”, ju mundëson vazhdimin e edukimit në nivelin e dytë të studimeve (studime Master) në shkenca, si p.sh.: ekonomike, financë, marketing, menaxhim, shkenca politike, etj.

 

Ku mund të punësohemi pas përfundimit të studimeve?

Një diplomë Bachelor në Ekonomi zakonisht është e mjaftueshme për të patur një shumëllojshmëri pozicionesh pune në institucione private dhe shtetërore. Konkretisht, pozicione pune në institucione financiare bankare dhe institucione financiare mikrokrediti, në pozicione të ndryshme pune në kompani kombëtare dhe ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri dhe në, pothuasje, gjithë institucionet shtetërore publike. Në pjesën më të madhe të kërkesave për punë nga institucionet private dhe publike kërkohet pasja e një diplome Bachelor në Ekonomi.