Zoica Zharkalli


Dr. Zoica Zharkalli (Kokaveshi) është lektore në Departamentin e Shkencave Ekonomike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron diplomë Bachelor në Ekonomiks dhe diplomë “Master Shkencor në Studime Ekonomike Europiane” nga Universiteti i Tiranës dhe Doktoratë në Shkenca Ekonomike nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e Koordinatores së Projekteve në Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Dr. Zharkalli është autore dhe bashkë-autore e më shumë se 20 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë “The Role of Local Capacity on Decentralization Impact in Albania” (2015), “Community Participation in Decision-Making as an Opportunity to Reinforce Democracy: The case of natural resources management in Albania” (2015), “Reducing Poverty through Microfinance The Albanian Case”, (2015) dhe  “The Benefits of Albania from the European Union Cohesion Policy and their Significance” (2017).