Dorina Xheraj-Subashi


Dr. Dorina Xheraj-Subashi është lektore në Departamentin e Turizmit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë bachelor nga Universiteti  Bolonjës; nga Universiteti  Tiranës, Masterin Shkencor në Arkeologji dhe nga Qendra e Studimeve Albanologjike gradën Doktore e Shkencave në Muzeologji.

Dr. Xheraj-Subashi është autore e disa publikimeve dhe ligjëruese në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare si Shqipëri, Bullgari, Hungari, Maqedoni, Finlandë, dhe pjesmarrëse në trajnime e programe shkëmbimi si Itali, Irlandë e Kosovë. Ajo është anëtare e disa rrjeteve organizatash ndërkombëtare si: Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), Rrjeti Ballkanik i Muzeve (BMN), Lëvizja Ndërkombëtare për Muzeologjinë e Re dhe anëtare e Interpretuesve të Trashëgimisë Europiane (IE).

Publikimet e saj ndër të tjera janë:

Pieces of museum history in Albania, Editions universitaires europeennes, Publié le 13.10.2016, ISBN-13: 978-3-8416-1533-6,

International Journal of Research in Social Sciences (IJRSS), “Understanding didactic text for a better standardization (Case study: Archaeological Museum of Apollonia), Vol 6, Issue 6, June 2016,

TMC Academic Journal, “The tourism in Apollonia Park-The Museum, the Site and the Visitor Behavior”, Vol.9, Issue 1, August-September 2014,

Interdisciplinary Journal of Research and Development, “Rethinking museum community in Albania”, Vol 1. Nr.1 2014