Menaxhim Hoteleri-Restorant


[Shkarko Kurrikulën]

 

Programi i studimit Bachelor në  Menaxhim Turizëm me profil “ Hotel- Restorant” bën të mundur njohjen dhe përditësimin e studentëve me njohuritë dhe aftësitë praktike e profesionale në fushën e mikëpritjes me qëllim pregatitjen e tyre për sfidat aktuale në tregun e punës.  Kurrikula e programit “Menaxhim Hotel – Restorant” është  e pasur me module  nga autorë shqiptarë dhe të huaj, të cilët janë ekspertë të turizmit, menaxhimit të ndërmarrjeve hoteliere dhe ekstrahoteliere.

Qëllimi kryesor i këtij program studimi është të nxjerrë në treg profesionistë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e nevojshme për të konkurruar në tregun turistik vendas e ndërkombëtar.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi kryesor i programit të studimit Bachelor në “ Menaxhim Hotel –Restorant”, është të përgatisë studentët për menaxhim, shitje dhe mundësi tregtimi në industrinë e hotelit duke ofruar punë intensive të kursit që ndërthur teorinë me përvojat praktike të të mësuarit, duke rritur kështu mundësitë e studentëve për punësim:

Ky program studimi është projektuar për:

  • Promovimin e aftësive të pavarura kritike dhe vlerësuese, dhe kuriozitetin intelektual për një të mësuar që zgjat gjithë jetën.
  • Promovim të ndërveprimit analitik dhe kreativ me teorinë, hulumtimin dhe praktikën.
  • Aftësimin e studentëve në njohjen, trajtimin dhe praktikimin në industrinë hoteliere, rolin e menaxherit dhe stafit në Horeca.
  • Zgjerimin e njohurive dhe të kuptuarit duke zhvilluar kapacitetin, vlerësimin dhe analizën për menaxhimin e industrisë hoteliere, kontrollin financiar, shitjet e marketingut.
  • Transferimin tek studentët të teknikave organizative dhe sektorin e shërbimit.
  • Pregatitjen e personelit të aftë në sektorin e mikëpritjes si dhe zhvillimin, promovimin dhe komunikimin e ngjarjeve kulturore në kontekstin e strukturave hoteliere dhe jashtë tyre.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi ofron njohuritë  e duhura për studentët, që ata të kenë mundësi punësimi në sektorin e turizmit në sektorin e mikëpritjes duke rritur mundësitë për karrierë profesionale.Duke zhvilluar aftësi teknike, ndërpersonale dhe konceptuale bën të mundur punësimin e të diplomuarve në: hotele, resorte, njësi hoteliere dhe ekstrahoteliere dhe ju ofron studentëve mundësi të studimeve të mëtejshme në Master Profesional dhe/ ose Master Shkencor.