Menaxhim Turizmi Kulturor


Bachelor në “Menaxhim Turizëm” me profil “Menaxhim Turizëm Kulturor”

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Bsc. “Menaxhim Turizëm” me profil “Turizëm Kulturor”

Ky program ofron një risi të kërkuar në tregun shqiptar e sidomos atë rajonal. Kuadri formues për këtë specialitet synon të ofrojë njohuri dhe kompetenca në realizimin e objektivave të politikave të mirëmenaxhimit të objekteve të trashëgimisë kulturore në kuadrin e zhvillimit të qëndrueshmërisë duke synuar krijimin e produkteve të marketueshme dhe qëndrueshmërinë në kohë të tyre. Fitimi i njohurive iu jep mundësi studentëve të jenë origjinalë në zhvillimin e ideve dhe zbatimin e tyre në kontekstin e kërkimit shkencor.

Studentët fitojnë kompentenca në zbatimin e njohurive të fituara dhe kapacitetin e tyre për zgjidhjen e probleme të menaxhimit kulturor brenda konteksteve më të gjëra (ose shumëdisiplinore) që lidhen me fushën e studimit të tyre

Pse duhet të studioni në këtë program?

Programit i studimit Bachelor në ”Menaxhim Turizëm”me profil ”Menaxhim Turizëm Kulturor”  u ofron studentëve mundësinë e marrjes së dijeve dhe zhvillimit të aftësive  praktike e profesionale në fushën e drejtimit të institucioneve kulturore. Njohja me konceptet bazë të menaxhimit të institucioneve publike kulturore, me elementët përbërës të trashëgimisë kulturore, metodat e konservimit,  rivitalizimit e menaxhimit të tyre të, së bashku me praktikat mësimore, të cilat e pajisin studentin me njohuritë e nevojshme për të konkurruar  në tregun turistik.

 Programi i studimit Bachelor ”Menaxhim Turizëm”me profil ”Menaxhim Turizëm Kulturor” ka si qëllim :

  1. Të përgatisë specialistë të aftë në menaxhimin dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.
  2. Të identifikojë, interpretojë konceptet kryesore teorike për organizmin e bizneseve të turizmit nga pikëpamja ekonomike- financiare e strukturore.
  3. T’i pajisë studentet me njohuritë mbi parimet, bazat, mënyrat dhe aftësitë e duhura në fushën e menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore.
  4. Të pajisë studentët me aftësi të përparuara për të punuar në industrinë e shërbimeve në turizëm si dhe në zhvillimin dhe  promovimin e ngjarjeve kulturore.
  5. Të pajisë studentët me kriteret metodologjike për të rivlerësuar turizmin kulturor si një veprimtari me rreze të gjerë veprimi brenda dhe jashtë vendit tonë.
  6. Të përgatisë operatorë turistikë, të cilët të jenë në gjendje të realizojnë një paketë turistike e cila përmbush dëshirat turistike- kulturore të një vizitori brenda territorit shqiptar.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi ofron njohuritë e duhura për studentët që ata të  kenë mundësi punësimi në biznese të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme të industrisë së turizmit, si: pranë agjensive turistike të sektorit privat, Agjensia Kombëtare e Turizmit (AKT), Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA), Shoqata Kombëtare  e Guidave Turistike të Shqipërisë (NATGA), Guida profesionale pranë Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK), Unioni Turistik Shqiptar (UTSH)

Gjithashtu, përfundimi me sukses i këtij programi studimi ju ofron studentëve mundësi studime të mëtejshme në Master profesional dhe / ose Master shkencor.