Nevila Çinaj


Dr. Nevila Çinaj është lektore në Departamentin e Turizmit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Hisrorisë e Filologjisë, (Bachelor në Gjeografi), nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë e Filologjisë (MSh në Gjeografi Rajonale) dhe Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë e Filologjisë (Doktoratë në Gjeografi Rajonale).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e lektores në Institutin “Harry T.Fultz” ku  zhvillon lëndët “Shkencë Toke”, “Gjeografi e Shqipërisë” dhe “Histori e Shqipërisë”. Aktualisht ajo mban pozicionin e Përgjegjeses së Departamentit të Turizmit, Fakulteti i Biznesit.

Dr. Nevila Çinaj është autore dhe bashkë-autore e disa teksteve si, teksti universitar “Gjeografia e Ciklit të Ulët” dhe librave shkollore “Gjeografi 6” cikli 9-vjeçar, Shkenca e Tokës 10” cikli parauniversitar dhe më shumë se 23 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është organizatore dhe lektore e shkollave verore ne bashkepunim me Universitetin e Bambergut.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë “By-Pass i Fierit dhe roli i tij në zhvillimin socio-ekonomik të Qarkut  Fier“ (2012, Rome), “Prirjet e transformimit deomgrafik në qarkun e Fierit në periudhën 1990-2011“ (2015, Bruksel), “Albanian tourism regress or progress? “ (2015, Greqi).