Fakulteti i Edukimit

Rreth Fakultetit:

Fakulteti i Edukimit, si një nga njësitë kryesore të Universitetit “Aleksandër
Moisiu” (UAMD), ka hapur dyert për studentët në Tetor 2006, me Vendim të
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nr.801 Dt. 20.12.2005.
Prej fillimit, Fakulteti i Edukimit është bazuar në praktikat dhe përvojat akademike
më të mira perëndimore për përgatitjen e individëve të kualifikuar në shkencat e
edukimit dhe fushave të ngjashme me to, duke u bërë një ndër institucionet e
arsimit të lartë në fushën e shkencave të edukimit më të vlerësuara dhe të kërkuara
në vend.

Filozofia e Fakultetit të Edukimit, në të gjitha aktivitetet dhe proçeset e tij
akademike dhe shkencore ka qenë “studenti në qendër të vëmendjes”, duke nxitur
tek ata kërkimin e vazhdueshëm të zhvillimit dhe edukimit. Gjithashtu, një rëndësi
të veçantë ne i kushtojmë përcjelljes së vlerave njerëzore dhe qytetare, duke u
mbështetur në etikën profesionale, vlerat universale, si edhe përftimin e një kulture
të gjerë pluraliste në mënyrën e gjykimit dhe reagimit ndaj situatave.

Institucioni lëshon diploma të plota, në gjuhën shqipe dhe angleze dhe vlerësimi
bëhet sipas sistemit ECTS dhe atij amerikan. Kjo, u mundëson studentëve tanë,
lexueshmëri dhe njohje të diplomës në vende të ndryshme të botës, si për studime
dhe kualifikime të mëtejshme, edhe për punësim.
Kur hapi dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007, FE uli në auditorët e
tij për të studiuar me kohë të plotë rreth 354 studentë nga të gjitha trevat e vendit.
Sot, Fakulteti i Edukimit numëron 7734 studentë të diplomuar, nga të cilët 4075
studentë në nivelin e parë të studimeve dhe 3659 studentë në nivelin e dytë, nga
Shqipëria, diaspora, por edhe studentë jo shqiptarë.

Informacionet e Fakultetit:

Adresa:

Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia, Spitallë, Durrës, 2009, Shqipëri

Orari:

e Hënë-e Dielë

8:00-16:00

Departamentet:

Departamenti i Pedagogjisë

Departamenti i Gjuhës Shqipe

Departamenti i Letërsisë

Departamenti i Gjuhëve të huaja

Departamenti i Sociologjisë

Departamenti i Psikologjisë

Qendra e edukimit në vazhdim

Vizioni i Fakultetit të Edukimit është:

  • Të përgatisë një komunitet dinamik mësuesish, drejtuesish dhe studiuesish
    profesionistë në arsim, të përkushtuar për të bashkë-krijuar një shoqëri më
    të drejtë dhe demokratike;
  • Të eksplorojë se si mësimi shtrihet përtej shkollimit dhe lidhet me fusha të
    tjera të të mësuarit në kontekste formale dhe jo formale;
  • Të bashkëpunojë me politikëbërësit, drejtuesit e shkollave dhe akademikët
    për të ndikuar drejtpërdrejt mbi politikat dhe praktikat në klasa, shkolla,
    rrjete dhe kontekste politikash, në mënyrë që të rritet kapaciteti për të
    mësuar;
  • Të zhvillojë politika dhe praktika të informuara nga kërkimet, specifike për
    kontekstin dhe të përshtatura me nevojat e bazuara në vend;
  • Të zhvillojë lidhje ndërkombëtare si në mësimdhënie edhe në kërkim
    shkencor.
  • Të mbështesë aktivisht mobilitetin e studentëve dhe stafit, përmes
    bashkëpunimeve me një sërë institucionesh partnere në Evropë dhe mëgjerë për të organizuar shkëmbime studentore, si dhe për të kultivuar lidhje kërkimore nëpërmjet projekteve të përbashkëta.

Programet që ofron Fakulteti i Edukimit janë:

  1.  7 (shtatë) programe studimi që i përkasin ciklit të parë të studimeve: Arsim
    Parashkollor, Arsim Fillor, Gjuhë-Letërsi, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane
    dhe Angleze, Filozofi-Sociologji dhe Psikologji.
  2.  2 (dy) programe 2-Vjeçare Profesionale: Edukator për Moshën 0-3 Vjeç dhe
    Gerontologji.
  3. 7 (shtatë) programme studimi që i përkasin ciklit të dytë të studimeve,
    Master i shkencave: Edukim në Vazhdim, Menaxhim dhe Supervizim i
    Institucioneve Arsimore, Mësues për Arsimin e Mesëm të Ulët për Gjuhë
    Shqipe-Letërsi dhe Gjuhë Angleze, Mësues i Shkencave Sociale, Mësuesi
    për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Gjuhë e Huaj-Gjuhë Angleze, Gjuhë e Huaj-
    Gjuhë Gjermane.
  4. 4 (katër) programe studimi që i përkasin ciklit të dytë, Master Profesional:
    Mësues për Arsim Fillor, Didaktikë, Shërbime Sociale dhe Komunitare,
    Psikologji Shkollore dhe Zhvillimore.
  5.  Doktoratë në “Shkenca Edukimi”

Prof.Dr. klodiana leka

Dekan

Dr. merlina pograzha

Zv.Dekan

Dr. Shqipe Haxhihyseni

Zv.Dekan

Zgjidh UAMD për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë dhe profesorë të ftuar nga universitete europiane dhe amerikane. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe lidhjes me tregun e punës.