Gjuhë-Letërsi-Anglisht


[Shkarko Kurrikulën]

BACHELOR “Gjuhë – Letërsi – Anglisht”

Gjuha e përdorur në mësimdhënie: Gjuha shqipe, gjuha angleze.

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit: Tri vite akademike.

Kushtet e pranimit në programin e studimit:

Studenti duhet të jetë pajisur me njërën nga diplomat e mëposhtme:

  • Diplomë e Maturës shtetërore.
  • Diplomë e shkollës së mesme (të përgjithshme ose të profilizuar), sistemi i vjetër.
  • Diplomë e shkollës së mesme profesionale (5-vjeçare).

– Diplomë e arsimit të mesëm, e përfituar jashtë vendit njohur dhe ekuivalentuar me diplomat e mësipërme nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Objektivat kryesore te programit:

  • Formimi profesional të studentëve në njohjen shkencore të gjuhës shqipe, të letërsisë, si dhe ngritjen e nivelit të njohjes së gjuhës angleze.
  • Programi i studimeve ka parashikuar që e ardhmja profesionale e këtyre studentëve të jetë mësuesia dhe kualifikimi i tyre i mëtejshëm të kryhet në degët gjegjëse të “Masterit Profesional” ose “Masterit Shkencor”, duke u hapur mundësinë edhe drejt gradës “Doktor i Shkencave”.
  • Përmes disiplinave teorike bazë të fushës didaktike dhe të praktikave në shkollat parauniversitare, ky program realizon objektivat formuese për përgatitjen e studentëve me shprehi shumë të mira si mësues të gjuhës shqipe, letërsisë dhe gjuhës angleze.
  • Specifikë e këtij programi studimi është se ai, gjithashtu, u përgjigjet nevojave të disa shkollave ku klasat janë me pak nxënës dhe del e nevojshme që mësuesi të ketë formim profesional multidisiplinar, në funksion të mbulimit të disa lëndëve shkollore dhe realizimit të normës së punës edhe nëpërmjet mësimdhënies së gjuhës angleze.
  • Studentëve që ndjekin formimin si punonjës shkencorë, njohja e thelluar e anglishtes u jep epërsi mbi të tjerët. Prandaj besojmë se bashkimi i tri degëve të dijes në një program të vetëm sjell formimin e individëve të suksesshëm në tregun e punës.

 

Mundësia për studime të mëtejshme: Mundësi të mëtejshme studimi në ciklin e dytë të Studimit dhe / ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional: Studentët e diplomuar në këtë program studimi, mund të punësohen si mësues në fushat e letërsisë dhe gjuhësisë, pas fitimit të licensës, në zbatim të ligjit nr.10171, datë 22.10.2009, për profesionet e rregulluara.