Mësimdhënie në Gjuhë-Letërsi


[Shkarko Kurrikulën]

 Përshkrimi i Programit “Mësimdhënie në Gjuhë-Letërsi” i nivelit Master Profesional

Ndryshimet e herë pas hershme në tregun e punës, së bashku me proçesin e globalizimit, kërkojnë specialistë të kualifikuar në gjuhën shqipe e në shkencën e letërsisë. Ky program është i projektuar për të transmetuar tek studentët aftësitë profesionale të nevojshme në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në kërkimin e punës. Programi i studimit “Mësimdhënie në Gjuhë-Letërsi” i nivelit Master Profesional krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale dhe akademike. Njëkohësisht, mundëson punësimin në sektorin privat dhe publik.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Programi i studimit “Mësimdhënie në Gjuhë-Letërsi” i nivelit Master Profesional synon formimin profesional të studentëve në mësimdhënien e gjuhës shqipe e të letërsisë. Programi i studimeve ka parashikuar që e ardhmja profesionale e këtyre studentëve të jetë mësuesia dhe kualifikimi i tyre profesional si mësimdhënës.

Përmes disiplinave teorike bazë të fushës didaktike dhe të praktikave në shkollat parauniversitare, ky program realizon objektivat formuese për përgatitjen e studentëve me shprehi shumë të mira si mësues të gjuhës shqipe dhe të letërsisë.

Veprimtaritë formuese të këtij programi studimi janë mësimi teorik, seminari, detyrat e kursit, etj. Mënyra e formimit profesional ka parasysh nxitjen e mendimit kritik e krijues përmes punës individuale dhe në grupe të studentëve, me ndihmën e mjeteve didaktike e teknologjive bashkëkohore të mësimdhënies.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi master profesional në “Mësimdhënie në Gjuhë-Letërsi” zhvillon një sërë aftësish teorike e praktike për gjuhën shqipe dhe shkencën e gjuhësisë e letërsisë. Në përfundim të programit, studentët përfitojnë njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si: mësues të kualifikuar të gjuhës (në shkollat e mesme), si kërkues në terren në fushë të gjuhësisë, specialistë për përmirësimin e nivelit të aftësive gjuhësore të nxënësve, si mësues i gjuhës shqipe për të huaj, punonjës në të gjitha profesionet që lidhen me komunikimin, në të gjitha profesionet e lidhura me përmirësimin e problemeve në mësimin e gjuhës.