Gjermanisht-Anglisht


[Shkarko Kurrikulën]

 

 

Bachelor në Gjermanisht-Anglisht

Përshkrimi i Programit BA në Gjermanisht-Anglisht

Ndryshimet e herë pas hershme në tregun e punës, së bashku me procesin e globalizimit, kërkojnë specialistë të kualifikuar në të gjitha fushat e edukimit. Ky program është i projektuar për të transmetuar tek studentët aftësitë profesionale të nevojshme në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në kërkimin e punës dhe specialistë të gjuhës gjermane me njohuri mbi gjuhën angleze. Programi i Studimit në “Gjermanisht-Anglisht” krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale dhe akademike. Njëkohësisht, ai mundëson punësimin në sektorin privat dhe publik, pasi programi krijon njohuri të plotë mbi sistemin e edukimit/institucionit dhe jep zgjidhje për problematikat dhe zhvillimet e tyre.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të gjuhës gjermane dhe me njohuri të gjuhës angleze me përgjegjësi analitike me fokus në performancën e klasës në mësimin e gjuhës së huaj. Ndër të tjera, studentët pajisen me njohuri të thella të teorisë së edukimit dhe mësimdhënies si dhe zhvillojnë aftësitë imagjinative, inovative, ndërvepruese, të mendimit kritik dhe ndërvarësisë; shkëmbejnë njohje rreth instrumenteve të nevojshëm për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në vendin e punës. Nga ana tjetër, studenti zhvillon njohuritë mbi modelin edukues, dhe mbi të gjitha, bën aplikimin e shkencës edukuese në problemet e përditshme të gjuhës së huaj dhe institucionit. Po ashtu, studenti realizon studime mbi didaktikën, metodat mësimdhënëse, studime kulturore, gjuhësore dhe letrare mbi gjuhën gjermane, angleze dhe shqipe, si dhe cilësinë e mësimdhënies.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor në “Gjermanisht-Anglisht” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike, gjuhësore dhe komunikuese, më qëllim marrjen e zhvillimin e njohurive të gjuhës gjermane dhe angleze. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e mësimit të gjuhës së huaj. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar si: mësues i gjuhës gjermane dhe angleze për insitucionet arsimore publike dhe private, specialist komunikimi në kompani publike dhe private, specialist në projekte, mundësi për të zhvilluar studime të përparuara në këtë fushë, etj.