Gjuhë Angleze


[Shkarko Kurrikulën]

 

 

Bachelor në Gjuhë Angleze SHQIP

Përshkrimi i Programit BA në Gjuhë Angleze

Ndryshimet e herë pas hershme në tregun e punës, së bashku me procesin e globalizimit, kërkojnë specialistë të kualifikuar në të gjitha fushat e edukimit. Ky program është i projektuar për të transmetuar tek studentët aftësitë profesionale të nevojshme në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në kërkimin e punës dhe specialistë të EFL. Programi i Studimit në BA “Gjuhë Angleze” krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale dhe akademike. Njëkohësisht, mundëson punësimin në sektorin privat dhe publik pasi programi krijon njohuri të plotë mbi sistemin e edukimit/institucionit dhe jep zgjidhje për problematikat dhe zhvillimet e tyre.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të EFL me përgjegjësi analitike me fokus në performancën e klasës në EFL. Ndër të tjera, studentët pajisen me njohuri të thella të teorisë së edukimit dhe mësimdhënies si dhe zhvillojnë aftësitë imagjinative, inovative, ndërvepruese, të mendimit kritik dhe ndërvarëisë; shkëmbejnë njohje rreth instrumentave të nevojshëm për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në vendin e punës. Nga ana tjetër, studenti zhvillon njohuritë mbi modelin edukues, dhe mbi të gjitha, bën aplikimin e shkencës edukuese në problemet e përditshme të EFL dhe institucionit. Po ashtu, studenti realizon studime mbi didaktikën, metodat mësimdhënëse, studime kulturore, gjuhësore dhe letrare mbi gjuhën angleze dhe shqipe si dhe cilësinë e mësimdhënies.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor në “Gjuhë Angleze” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike, gjuhësore dhe komunikuese, më qëllim marrjen e zhvillimin e njohurive të gjuhës angleze. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e EFL. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar si: mësues i gjuhës angleze për insitucionet arsimore publike dhe private, specialist komunkimi në kompani publike dhe private, specialist në projekte, mundësi për të zhvilluar studime të avancuara në këtë fushë, etj.