Alma Dema


Dr. Alma DEMA është lektore pranë Departamentit të Letërsisë  në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë Bachelor nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Nga po i njëti universitet, merr gradën Master në Etnofolklor dhe po aty, gradën shkencore Doktor në Antropologji.

Dr. A. DEMA është autore dhe bashkëautore i disa teksteve dhe më shumë se 25 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë Jeta Arbëreshe, Itali, 2010 – 2013. Jeta e Re, Kosovë, 2010 – 2013, 2017. International Journal of Science, Itali, 2012.  Heamus dhe Heamus Plus, Rumani, 2012 – 2014. Buletini Shkencor i universitetit “Fan Noli”, 2015. Interdisplinary Journal of Research and Development “Aleksandër Moisiu, Durrës, Shqipëri, 2014 – 2017, etj.