Bavjola Shatro


Prof. Asoc. Dr. Bavjola Shatro është lektore në Departamentin e Letërsisë, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës (Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi marrë me medaljen Student i Shkëlqyer), nga Universiteti i Tiranës (Master në Shkollën Pasuniversitare SHPU  në Letërsi Bashkëkohore Shqipe) dhe Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë (Doktoratë në Poezi Bashkëkohore Shqipe). Ajo ka mbajtur pozicionin e lektores në UAMD që nga tetori viti 2006.

Prof. Asoc. Dr. Bavjola Shatro është autore dhe bashkautore e 6 teksteve, mes të cilët:

Monografia: Between(s) and Beyond(s) in Contemporary Albanian Literature, Bavjola Shatro, Cambridge Scholars Publishing, Newcastle upon Tyne, England, 2016. ISBN (13) 978-1-4438-9755-6.

Monografia: Fjala dhe ontologjia në poezinë bashkëkohore (Realiteti poetik i Martin Camajt, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, and Agron Tufës, 2012.

Ka botuar më shumë se 35 publikime në revista shkencore dhe ka prezantuar në 34 konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Publikimet e saj, ndër të tjera përfshijnë: “The Meaning of the Self in the poetry of Marge Piercy and Natasha Lako” në vëllimin me studime të zgjedhura “Challenges in Anglophone Language(s), Literature and Culture” Cambridge Scholars Publishing, 2017, “Transatlantic Travels in Nineteenth-Century America; European Women Pilgrims. By Adriana Méndez Rodenas. Lewisburg: Bucknell University Press, në Comparative Literature Studies, “Aspects of Albanian Literature during the Establishment of the Communist Regime (1945-1960)” botuar në Numrin 29, (Pranverë 2016) në Balkanistica.