Drita Isufaj


Drita Isufaj është lektore në Departamentin e Letërsisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë në Gjuhë-Letërsi dhe një diplomë “Master i Nivelit të Dytë” në Studime Letrare nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës. Është në prag të marrjes së gradës Doktor i Shkencave pranë të njëjtit institucion.

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e zv/drejtores  në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrës.

Ajo është autore e më shumë se tridhjetë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë: Uji si simbol i erotizmit në krijimtarinë popullore  (2017), Elementët religjiozë në Ciklin e Kreshnikëve (2015), Paralele mes Ciklit të Kreshnikëve dhe eposit francez “Kënga e Rolandit” si pjesë e suazës së cikleve mesjetare e paramesjetare të Evropës (2010).