Marisa Kërbizi


Dr. Marisa Kërbizi është zv.Dekane në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë në “Mësimdhënie të gjuhës dhe letërsisë” (Bachelor), Master Shkencore (SHPU) dhe doktoratë në letërsinë shqipe bashkëkohore, të fituara nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë.

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e zv.Drejtores në  qendrën “Mankind Tracks”.

Dr. Marisa Kërbizi është autore dhe bashkautore i disa teksteve, si “Ideological Messaging and Political Literature” i botuar nga IGI Global, Amerikë; “Hyrje në shkrimin akademik” i botuar nga EmarDesign dhe është në proces botimi të studimit me titull “Literature and Psychology. Literatura, Trauma and the Self” në Cambridge Scholars Publishing. Ajo është autore e më shumë se 40 publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ajo është përkthyese e autorëve si: Dustin D.Pickering, Sandra Cisneros, Juri Talvet, etj.

Publikimet e tij/saj ndër të tjera përfshijnë: “Reflections on Niels Hav’s Metaphysics of Love” (2017), Harbinger Asylum, USA; “Metamorphosis of Great Mother’s Myth in Albanian Contemporary Literature” (2015), “SEPIKE”, Frankfurt; “Issues of Double Encoding in Albanian Contemporary Literature” (2014), “Research Journal of Social Science”, Singapor, faktor impakti 3.4.