Departamenti i Pedagogjisë


Departamenti i Pedagogjisë

Departamenti i Pedagogjisë është një prej pesë njësive bazë të Fakultetit të Edukimit dhe përbëhet nga 12 anëtarë.

Departamenti organizon dhe menaxhon me pergjegjshmëri programe studimi, të cilat përmbajnë njohuritë themelore teorike dhe aftësitë praktike në shkencat pedagogjike dhe metodologjike, të integruara me aftësitë specifike për të investuar në fushën profesionale të mësuesisë.

Departamenti i Pedagogjisë afron programe për dy Ciklet e Studimit – Bachelor, Master, monitoron në mënyrë të vazhdueshme qëndrueshmërinë e ofertës me nevojat e territorit, me objektivat e formimit dhe mundësitë e punësimit të të diplomuarve.

Në fushën e didaktikës, Departamenti synon të sigurojë që cilësia e mësimdhënies të jetë e dokumentuar, e verifikueshme dhe e vlerësueshme, si dhe inkurajon proçesin e vetëvlerësimit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kurseve të studimit.

Stafi akademik i Departmentit të Pedagogjisë i kushton rëndësi kërkimit shkencor, duke identifikuar vecoritë dhe specifikën e tij në raport me komunitetin shkencor, përmes Konferencave Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve periodike dhe projekteve kërkimore.

Stafi

Përgjegjës Departamenti 

Dr. Katerina Çyçja (Çerma)