Arsim Fillor


Master Profesional në Arsim Fillor

Përshkrimi i Programit MP Arsim Fillor

Programi Master Profesional ‘Arsim fillor’ ka për qëllim përgatitjen e mësuesve të shkollave fillore me nivel arsimor ‘master’ në përgjigje të kërkesave dhe pritshmërive gjithmonë e në rritje të shoqërisë në lidhje me aktivitetet komplekse që lidhen me arsimin, edukimin, socializimin dhe zhvillimin e nxënësve në klasat e arsimit fillor. Ai synon përgatitjen e profesionistëve, karakteristikat arsimore të së cilëve lejojnë zbatimin e suksesshëm të arsimimit, edukimit, zhvillimit dhe socializimit të nxënësve në fazën e arsimit fillor për të përmbushur kërkesat e standardeve arsimore shtetërore.

Programi Master Profesional ‘Arsim fillor’ është projektuar për të trajnuar studentë të cilët kanë përfunduar Bachelor ‘Arsim fillor’. Përpunimi i dokumentacionit mësimor të programit Master është në përputhje me tendencat e fundit në përmbajtjen dhe përmirësimin procedurial të sistemit në arsimin fillor, duke marrë parasysh përvojën ndërkombëtare dhe ruajtjen e traditave dhe arritjeve në fushën e edukimit bashkëkohor të nxënësit.

Dokumentacioni mësimor i programit Master Profesional ‘Arsim Fillor’ është zhvilluar sipas standardeve të pranuara në fushën e edukimit profesional të masterave dhe sipas mundësive për thellim të trajnimit të mësuesve për arsim fillor, dhe për të përmbushur kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Mësimi në këtë degë zgjat 1.5 vite (3 semestra). Struktura e kurrikulës përfshin lëndët e detyrueshme dhe me zgjedhje: Lëndët e detyrueshme ofrojnë një trajnim të thelluar teorik dhe praktik në fushën e arsimit fillor. Studentët mësojnë aftësitë dhe ndërtojnë kompetenca për të realizuar aktivitete kërkimore shkencore mbi çështjet që lidhen me trajnimin, edukimin dhe zhvillimin e nxënësve në moshën e shkollës fillore. Në kuadër të mësimdhënies lëndët me zgjedhje, kanë siguruar kushtet për thellimin dhe pasurimin e njohurive duke zhvilluar aftësi si dhe ndërtuar  kompetenca në lëndët e detyrueshme.

Studentët të cilët përfundojnë me sukses edukimin e tyre në ‘Arsim fillor’ marrin diplomë të nivelit ‘Master Profesional’ në ‘Arsim Fillor’. Ata janë të përgatitur për të realizuar aktivitet mësimor edukues në fazën fillestare – arsim fillor në shkollat ​​e zakonshme dhe të specializuara. Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen si: mësues në klasat fillore; mësues në klasat parashkollore; edukator në kopshte; mësues ndihmës; konsulent-ekspert për probleme të fëmijëve në moshën shkollore në institucione të ndryshme.

Personat, të cilët kanë mbaruar Master Profesional ‘Arsim fillor’, kanë mundësi të specializohen në forma të ndryshme postdiplomike dhe edukimit në vazhdim; të vazhdojë studimet në nivelet Master shkencor apo doktoraturë.