Arsim Fillor


 

[Shkarko Kurrikulën]

 

Bachelor Arsim Fillor

Përshkrimi i Bachelorit në Arsim Fillor

Reformat në fushën e arsimit dhe ndryshimet në kurrikula kërkojnë mësues të kualifikuar në nivelin e Arsimit Fillor.

Programi bachelor “Arsim Fillor” synon formimin profesional të studentëve me njohje shkencore sipas fushave të të nxënit në përputhje me shkallët 1 dhe 2 të kurrikulës në sistemin arsimor parauniversitar. Në këtë program studentët gjithashtu do të pajisen me njohuri teorike, didaktike dhe praktike për të krijuar mësues sa më të kualifikuar.

Formimi profesional realizohet përmes veprimtarive që kërkojnë të menduarin kritik dhe krijues si dhe përballjen me zgjidhjen e problemeve si në punën individuale ashtu dhe atë në grup duke shfrytëzuar mjete didaktike dhe teknologjike përgjatë procesit të të nxënit.

 

Përse të studiojmë në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe përgatitja e mësuesve me bazat e profesionit të mësuesisë dhe zhvillimin e zbatimin e kurrikulave të lëndëve, në funksion të realizmit të një edukimi dhe formimi sa më të mirë të brezit të ri, në shërbim të qëllimeve të arsimit në shkallë vendi.

Duke kombinuar teorinë me praktikën dhe kërkimin shkencor, studentët aftësohen për të qenë mësues të aftë për të transmetuar njohuritë e specialitetit të tyre, në mënyrë të përshtatshme e të vlefshme për nxënësit, nëpërmjet metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies.

 

Ku mund të punësoheni?

Ky program përgatit mësues të kualifikuar nga klasa e I deri në klasën e VI të shkollës 9-vjeçare, proces që do të realizohet përmes avancimit të kualifikimit të mëtejshëm në nivel të “masterit profesional” apo edhe “masterit shkencor”, dhe pasi të ketë përfunduar këto programe studenti përfiton njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar si mësues në sektorin privat dhe publik, në arsimin fillor te sistemit arsimor parauniversitar.

Gjithashtu këto programe japin mundësi për të kryer studime të avancuara në fushën e edukimit.