Arsim Parashkollor


 

[Shkarko Kurrikulën]

 

Bachelor Mësuesi në “Arsim Parashkollor”

Përshkrimi i Programit Mësuesi në “Arsim Parashkollor” (3-6 fjali)

Sistemi ynë arsimor është përballur me një sërë ndryshimesh, të cilat kërkojnë që të plotësohen nevojat e tregut aktual të punës për personel mësimdhënës të kualifikuar si mësues të arsimit parashkollor. Mësuesi i parashkollorit është i pari që pret fëmijët dhe u hap dyert e institucionit arsimor. Është ai që zbut kalimin e fëmijëve nga mjedisi i shtëpisë drejt botës së dijes. Programi mësuesi për “Arsim Parashkollor” u krijon studentëve mundësinë për të kontribuar denjësisht në sektorin privat dhe atë publik, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi profesionale, të domosdoshme në hedhjen e themeleve të sigurta, për arsimimin e brezave të rinj.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi, zhvillimi profesionial i studentëve, përgatitja e tyre në ushtrimin e profesionit të mësuesit të Arsimit Parashkollor. Të plotësojë kërkesat dhe mundësitë e të rinjve për vënde pune, duke u bazuar në aftësitë dhe prirjet e tyre. Ky program identifikon nevojat specifike të cilat përkojnë me kërkesat e tregut të punës për këtë kategori mësimdhënësish. Studenti zhvillon njohuritë mbi të kuptuarit e natyrës së rritjes, të zhvillimit dhe të mënyrës se si nxënë fëmijët parashkollorë. Njeh diversitetin dhe mbështetjen që duhet t’u jepet fëmijëve për të stimuluar një mjedis të nxëni efektiv. Nga ana tjetër ata mësojnë që të reflektojnë ndaj mësimdhënies dhe përgjegjësisë që kanë ndaj të nxënit të fëmijëve. Zbatimi i teknologjisë dhe i metodave bashkëkohore, bashkëpunimi me kolegët, familjarët dhe antarët e tjerë të komunitetit, si dhe vlerësimi i herë pas hershëm i tyre, janë prioritet i këtij programi.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor mësuesi në “Arsim Parashkollor” zhvillon një sërë aftësish komunikuese dhe ato praktike. Ai përshkruan një sërë kompetencash që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me formimin e mësuesit, me  zhvillimin e tij profesionial dhe me ushtrimin e profesionit. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar në institucionet shtetërore ose private të arsimit parashkollor, duke qenë të specializuar në edukimin e grupmoshave 3-6 vjeç. Ata do të aftësohen t’i pajisin fëmijët e kësaj moshe me njohuritë, aftësitë e domosdoshme për të përballuar kërkesat e të gjitha fushave të formimit kur ata të futen në shkollë. Të mundësojnë një përfshirje të natyrshme në këtë proçes të të gjithë fëmijëve të kësaj moshe, duke marrë parasysh problemet, aftësitë dhe prirjet e tyre.