Didaktikë


[Shkarko Kurrikulën]

Master Profesional në Didaktikë

Përshkrimi i Masterit në Didaktikë

Reformat në fushën e arsimit dhe ndryshimet në kurrikula kërkojnë mësues të kualifikuar në të gjithë ciklet e arsimit parauniversitar.

Programi Master profesional Didaktikë është ideuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë mësuesve, të cilët janë aktualisht të punësuar në sistemin arsimor, por që nuk janë të kualifikuar në fushën e mësimdhënies, si dhe studentëve të degëve të ndryshme, jo vetëm të mësuesisë, që aspirojnë për të punuar në fushën e arsimit.

Ky program jep mundësi për t’u specializuar në fushën e mësimdhënies për të gjithë specialistët e fushave të ndryshme, duke bërë të mundur profesionalizmin në profesionin e mësimdhënies, si dhe edukimin në vazhdimësi për të gjithë të diplomuarit në vite.

 

Përse të studiojmë në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe përgatitja e mësuesve me bazat e profesionit të mësuesisë dhe zhvillimin e zbatimin e kurrikulave të lëndëve, në funksion të realizmit të një edukimi dhe formimi sa më të mirë të brezit të ri, në shërbim të qëllimeve të arsimit në shkallë vendi.

Studentët gjatë këtij masteri pajisen me njohuri teorike e praktike të shkencave të edukimit, të vlefshme për t’i vënë në shërbim të edukimit të brezit të ri.

Duke kombinuar teorinë me praktikën dhe kërkimin shkencor, studentët aftësohen për të qenë mësues të aftë për të transmetuar njohuritë e specialitetit të tyre, në mënyrë të përshtatshme e të vlefshme për nxënësit, nëpërmjet metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies.

 

Ku mund të punësoheni?

Programi Master Didaktikë zhvillon një sërë aftësish teoriko-praktike, menaxhuese dhe kërkimore, më qëllim mësimdhënien efektive. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si: mësues në sektorin privat dhe publik, në arsimin parauniversitar e sidomos në arsimin e mesëm profesional, duke u dhënë kontributin e tij në arsim, pavarësisht specialitetit që ka. Gjithashtu ky program jep mundësi për të kryer studime të avancuara në fushën e edukimit.