Fjoralba Satka


Prof. Asoc. Dr. Fjoralba Satka është lektore në Departamentin e Pedagogjisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Ajo ka përfunduar studimet e larta dhe Master në Pikturë, është kualifikuar në Pedagogji-Mësimdhënie si dhe ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Histori Arti dhe Arte Pamore në  Akademinë Kombëtare të Arteve, Sofie, Bullgari. Ajo gjithashtu ka një diplomë nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Kontabilitet Financë.

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e shefes së Departamentit të Pedagogjisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Veprimtaria e saj krijuese-artistike është e gjërë (1995-2017). Fjoralba ka hapur ekspozita personale dhe është pjesëmarrëse në shumë ekspozita të përbashkëta pikture në shtete të ndryshme si Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Mal i Zi, Ukrahinë, Greqi, Itali, Gjermani etj. Ajo është gjithashtu edhe organizatore e disa aktiviteteve kulturore të arteve pamore.

Prof. Asoc. Dr. Satka është autore e disa studimeve në fushën e artit pamor dhe edukimit, prezantuar në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe publikuar në revista shkencore.