Menaxhim dhe Supervizim të Institucioneve Arsimore


 

[Shkarko Kurrikulën]

Master Shkencor në Menaxhim dhe Supervizim të Institucioneve Arsimore

Përshkrimi i Masterit në Menaxhim dhe Supervizim të Institucioneve Arsimore

Reformat në fushën e arsimit dhe ndryshimet në kurrikula kërkojnë administrator dhe drejtues arsimor të kualifikuar në të gjithë ciklet e arsimit parauniversitar.

Programi Menaxhim dhe Supervizim të Institucioneve Arsimore është ideuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë administratorëve dhe drejtuesve të punësuar në sistemin arsimor si dhe t’i sigurojë kandidatëve aspirantë në administrimin dhe drejtimin e shkollës njohuri dhe aftësi e nevojshme për  tregun e punës në fushën e arsimit.

Ky program jep mundësi për t’u specializuar në fushën e administrimit shkollor për të gjithë specialistët e fushave të ndryshme duke bërë të mundur profesionalizmin në adiminstrimin e shkollës si  dhe edukimin në vazhdimësi për të gjithë të diplomuarit në vite.

 

Përse të studiojmë në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe përgatitja e administratorëve dhe drejtuesve, në funksion të realizmit të një edukimi dhe formimi sa më të mirë të brezit të ri, në shërbim të qëllimeve të arsimit në shkallë vendi.

Studentët gjatë këtij masteri pajisen me njohuri teorike e praktike të shkencave të edukimit, të vlefshme për t’i vënë në shërbim të edukimit të brezit të ri.

Duke kombinuar teorinë me praktikën dhe kërkimin shkencor, studentët aftësohen për të qenë administratorë dhe drejtues të aftë për të transmetuar njohuritë e specialitetit të tyre, në mënyrë të përshtatshme e të vlefshme për mësuesit dhe nxënësit, nëpërmjet stileve bashkëkohore të drejtimit.

 

Ku mund të punësoheni?

Programi Master në Menaxhim dhe Supervizim të Institucioneve Arsimore zhvillon një sërë aftësish teoriko-praktike, menaxhuese dhe kërkimore, më qëllim administrimin dhe drejtimin efektiv. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar si: administrator dhe drejtues në sektorin privat dhe publik, në arsimin parauniversitar e sidomos në arsimin e mesëm profesional, duke u dhënë kontributin e tij në arsim, pavarësisht specialitetit që ka. Gjithashtu ky program jep mundësi për të kryer studime të avancuara në fushën e edukimit.