Mësimdhënie në Psikologji – Sociologji


[Shkarko Kurrikulën]

Master i Shkencave “Mësimdhënie në Psikologji – Sociologji”

Përshkrimi i Programit Master i Shkencave “Mësimdhënie në Psikologji – Sociologji”

Procesi i i globalizimit dhe ndryshimet e shumta në tregun e punës diktojnë nevojën për specialistë të kualifikuar në të gjitha fushat e edukimit e më gjërë. Ky program i pajis studentët me njohuri bashkëkohore dhe aftësi profesionale të nevojshme për tregun e punës. Programi i Studimit Master i Shkencave “Mësimdhënie në Psikologji – Sociologji”krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale dhe akademike.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Programi i studimit Master i Shkencave “Mesimdhënie në Psikologji – Sociologji”, me një kurrikul të pasur të formimit psiko-social e pedagogjik, ka për qëllim të përgatisë mësues në arsimin parauniversitar në fushat e psikologjise dhe sociologjisë. Ky program i përgjigjet kërkesave të tregut të punës për specialistë të edukimit në fushën e mësimdhënies të psikologjisë dhe sociologjisë. Gjithashtu, ai synon të formojë specialistë, të cilët të kenë njohuri të thelluara psikologjike dhe sociologjike për të identifikuar problematikat dhe nevojat e shfaqura te nxënësit, si dhe për të menaxhuar raste të tilla.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Njohuritë e fituara në këtë program i pajisin studentët me një sërë aftesish psikologjike, sociologjike, pedagogjike e praktike. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuritë dhe aftësitë e duhura për t’u punësuar në institucionet publike ose private të arsimit parauniversitar, duke qenë të specializuar në fushën e mёsimdhënies në psikologji-sociologji dhe menaxhimin e klasës. Gjithashtu mund të punësohen si specialistë dhe kërkues shkencorë në fushën e edukimit, duke dhёnё kontributin e tyre nё sistemin arsimor me kёrkime dhe gjetje tё reja në fushën e mësimdhënies së shkencave sociale, pёr të pёrmirёsuar dhe rritur cilёsinё e arsimit.