Psikologji


[Shkarko Kurrikulën]

 BACHELOR – Psikologji

Gjuha e përdorur në mësimdhënie- Gjuha shqipe

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit: Tre vite akademike

Kushtet e pranimit në programin konkret të studimit

Studenti duhet të jetë pajisur me njërën nga diplomat e mëposhtme:

  • Diplomë e Maturës shtetërore.
  • Diplomë e shkollës së mesme (të përgjithshme ose të profilizuar), sistemi i vjetër.
  • Diplomë e shkollës së mesme profesionale (5-vjeçare).

– Diplomë e arsimit të mesëm, e përfituar jashtë vendit njohur dhe ekuivalentuar me diplomat e mësipërme nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Objektivat kryesore te programit:

  1. Të përgatisë studentë me njohuri dhe aftësi bazë të psikologjisë në profesione të psikologjisë me fokus të veçantë psikologji shkollore, edukimi, zhvillimore, këshillimi dhe klinike.
  2. Të përgatisë studentë të cilët të kenë një interes të lartë për zhvillimin e karrierës në fushën e psikologjisë shkollore, të edukimit dhe zhvillimit, në një kuptim të thellë të teorive dhe kërkimit psikologjik në një tërësi të gjerë kontekstesh.

Mundësia për studime të mëtejshme: Master Shkencor “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimore”,

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

  • Specialistë në fushën e psikologjisë shkollore, të zhvillimit dhe edukimit, duke dhёnё kontributin e tyre si psikologë nё sistemin arsimor si dhe në institucionet e përkujdesjes.
  • Kërkues shkencor në fushën e psikologjisë shkollore, të zhvillimit dhe edukimit, duke dhёnё kontributin e tyre me kёrkime dhe gjetje tё reja, veçanërisht në fushën e psikologjisë së aplikuar në edukim, zhvillim, dhe këshillim.