Juljana Laze


Dr. Juljana LAZE është lektore në Departamentin e Sociologjisë, Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ajo zotëron një diplomë nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale (diplome në Sociologji), nga Universiteti Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale (SH.P.U. në Sociologji) dhe ka marrë titullin “Doktor” nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Ajo gjithashtu zotëron Bachelor në drejtësi, si dhe master exekutiv ne Drejtim dhe menaxhim te institucioneve të arsimit te lartë nga Maastrich School of Management.

Dr. Juljana LAZE është autore dhe bashkë-autore e shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Disa nga publikimet e saj: “Sfidat e universiteteve shqiptare , drejt zonës evropiane”, 2009; “Zhvillime strategjike të sjelljes në universitetet private dhe publike në Shqiperi, 2010, “Situata e arsimit të lartë në vendin tonë” 2012; “Kërkimi shkencor një sfidë e universiteteve shqiptare”, 2013, “Perceptime të stafit akademik shqiptar mbi sfidat e procesit të Bolonjës” 2017; Çështje të tanishme dhe të ardhshme në arsimin e lartë” 2017.