Risvan Tërshalla


Dr.në proces. Risvan Tërshalla është lektor pranë Departamentit të Sociologjisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Ai zotëron një diplomë Bachelor nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Nga po i njëti universitet, mban gradën Master në Filozofi dhe po aty, po përgatitet për marrjen e gradës Doktor në Filozofi.

Risvan Tërshalla është autor dhe bashkë-autor i 6 publikimeve në revista shkencore brenda dhe jashte vendit dhe  ka 12 pjesëmarrje në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e tij ndër të tjera përfshijnë: 5 botime në revista shkencore dhe 8 pjesëmarrje në konferenca pas vitit (2013), 1 botim ne revista shkencore dhe 4 pjesëmarrje në konferenca nga viti (2009) deri ne vitin (2013).