Rudina Isa Hoxha


Rudina Isa Hoxha (Duraj) punon si lektore e nëndegëve të Sociologjisë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës në Fakultetin e Edukimit, departamenti i Sociologjisë prej vitit 2007. Hoxha ka mbaruar studimet për Sociologji dhe Filozofi pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Ajo jep prane UAMD lëndët Sociologji e Familjes, Sociologji Gjinore dhe Sociologji Urbane dhe Rurale. Ajo ka kryer dhe drejtuar me sukses disa kurse dhe debate akademike për përmbushjen e interesave të saj në fushën e planifikimi i politikave gjinore në edukim,studimeve gjinore, planifikimit urban, konfliktit dhe aksesit në edukim dhe të drejtave të njeriut. Rudina Hoxha është gjithashtu edhe autore e disa artikujve mbi barazinë gjinore, studimet mbi familjen, konflikti dhe kohezionit social në shoqëri të publikuar ose përfshirë në librin e abstrakteve.