[Shkarko Kurrikulën]
Master Profesional në Shërbime Sociale dhe Komunitare
Përshkrimi i Programit MP në Shërbime Sociale dhe Komunitare
Programi Master Profesional në Shërbime Sociale dhe Komunitare është një program studimi universitar i nivelit të dytë. Ky program studimi është 1- vjeçar dhe ofrohet në Fakultetin e Edukimit. Çelja e këtij program studimi u mbështet në nevojat e tregut aktual të punës për personel të kualifikuar në fushën e shërbimeve sociale dhe komunitare.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Programi Master Profesional: “Shërbime Sociale dhe Komunitare”, ka si objektiva:
- Të pajisë studentët me njohuritë bazë dhe ato të avancuara të teorive këshilluese
- Të aftësojë studentët në dhënien e ndihmës profesionale ndaj personave me probleme të veçanta
- Të njohë studentët me legjislacionin dhe politikat sociale në shërbim të shtresave në nevojë
- Të zhvillojë tek studentët aftësitë e administrimit të projekteve sociale dhe komunitare
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Të diplomuarit në këtë profil mund të synojnë të punojnë në fushën e shërbimeve humane, sociale dhe komunitare si: shëndet mendor, edukim, ndihmë ligjore dhe ndërmjetësim, shërbim publik, duke dhënë kontributin e tyre këshilluese dhe profesionale, për t’u ardhur në ndihmë individëve me nevoja të ndryshme.