Departamenti i Administrimit Publik


Departamenti Administrim Publik

Departamenti Administrim Publik është ndër departamentet më të hershëm të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, ka karakter ndërdisiplinor dhe administron 3 cikle studimi, sipas 8 profileve. Konkretisht në ciklin parë profilin Administrim Publik dhe Politikë Ekonomike, në ciklin e Dytë Master në “Politika dhe Administrim” Master i Shkencave e Profesional në Administrim Publik dhe Administrim Financiar dhe Master Profesional në Drejtimin e Politikave të Turizmit, si dhe doktoraturë në profilin Administrim Publik. Karakteri ndërdisiplinor i këtij departamenti reflektohet në programet e studimit të cilat janë të ndërtuara me ato disiplina të karakterit juridik, ekonomik, politik që janë të lidhura ngushtësisht me sektorin publik dhe kjo gjë reflektohet dhe në programet e lëndëve, si dhe disiplina të profilit.

Personeli akademik i Departamentit Administrim Publik në ekspertizën, përbërjen dhe formësimin në tituj akademikë dhe grada shkencore reflekton karakterin ndërdisiplinor të këtij departamenti dhe mbulon fushat prioritare si në mësimdhënie ashtu dhe në punën kërkimore shkencore.

Nga personeli akademik i Departamentit Administrim Publik bëhet një punë mjaft e mirë, e vazhdueshme dhe dinamike në ndihme të studentëve në të gjitha ciklet e studimit qoftë për avancimin e tyre akademik ashtu edhe në perspektivën e tregut të punës.

Stafi