ADMINISTRIM FINANCIAR


PROFILI ADMINISTRIM FINANCIAR

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit MSc. Administrim Financiar

Sfida themelore e politikbërjes në pikëpamje të administrimit të burimeve publike ështëadministrimi dhe drejtimi i burimeve të kufizuara për të përmbushur kërkesa të pakufizuara publike. Ky program studimorsynon të pajisë studentët me njohuri të atilla që u mundësojnë atyre vendimmarrje të drejta dhe efektive në kushtet e situatave të tilla që kërkojnë balancim të resurseve me nevojat publike. Studentët thellohen ne konceptet teorike, praktike dhe te aplikuara te metodave te kërkimit. Ata që përfundojnë me sukses nivelin e dyte te studimeve do të jenë të pajisur dhe të formuar profesionalisht për punësim dhe të pajisur me aftësi të nivelit të lartë në administrimin financiar tësektorit publik.

 

Detajet e programit

Ky programi pajisë studentët me njohuri të tilla si:

  • Shkenca e administrimit dhe metodat kërkimore në administrimin publik
  • Administrimi i financave lokale dhe qendrore
  • Etika në administratën publike dhe sjellja njerëzore në këto organizata
  • Kontabiliteti financiar dhe kontabiliteti i drejtimit
  • Kontabiliteti publik, standartet kombëtare të Kontabilitetit dhe standartet ndërkombëtare të kontabilitetit
  • Drejtimi financiar i avancuar në këndvështrimin e administrimit publik