ADMINISTRIM PUBLIK


Profili Administrim Publik

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit MP. Administrim Publik

Arti i administrimi publik dhe administrata publike janë një element kyç i qeverisjes së mirë ndaj lind domosdoshmëria e edukimit dhe kualifikimit të brezit te ri të administratorëve publik, jo vetëm nga ana profesionale dhe teknike por edhe nga ajo morale dhe etike. Politikë-bërja e mirë mbështetet kryesisht mbi një administrim dhe administratë të mire. Ky nivel edukimi synon të pajisë studentët me njohuri të mjaftueshme ne lidhje me teknikat, profesionalizmin dhe etiken që duhet te shoqërojë administratorin publik në përmbushjen me sukses të detyrës. Studentët që përfundojnë me sukses këtë cikël të studimeve do të jenë të pajisur dhe të formuar profesionalisht për punësim dhe të pajisur me aftësi të nivelit të lartë përtë administruar në sektorin publik.

 

Detajet e programit:            

Ky programi pajisë studentët me njohuri të avancuara në fusha si:

  • Shkenca e administrimit dhe metodat kërkimore në administrimin publik
  • Format e qeverisjes në demokraci
  • Etika në administratën publike dhe sjellja njerëzore në këto organizata
  • Kontabiliteti financiar dhe kontabiliteti i drejtimit
  • Kontabiliteti publik, standartet kombëtare të Kontabilitetit dhe standartet ndërkombëtare të kontabilitetit
  • Drejtimi financiar i avancuar në këndvështrimin e administrimit publik