POLITIKË EKONOMIKE


POLITIKË EKONOMIKE

[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit Bsc. Politikë Ekonomike

Ciklit i parë i studimeve “bachelor” në Politikë Ekonomike ka si mision të përgatisë studentë të cilët të aftësohen në hartimin e politikave ekonomike brenda strukturave që lidhen direkt dhe indirekt me administratën publike qendrore dhe lokale. Ky program është mjaft unik në llojin e tij sepse është ndërdisiplinor (ekonomi dhe shkenca politike), dhe në këtë mënyrë tenton të aftësojë studentin si ekonomist vendimmarrës në kontekstin e politikave të ndryshme. Ka si synim ti ofrojë studentit mundësinë të studiojë dhe të eksplorojë në lëmin e shkencave ekonomike të integruara me shkencat politike në mënyrë që të aftësohen në njohjen e fenomeneve ekonomike nën rregullatorët politik. Siç për profilin Administrim Publik edhe për këtë profil do të ndiqet i njëjti parim në lidhje me koherencën ndërmjet objektivave të programit dhe kërkesave të palëve të interesuara.

  • Te përgatisë specialiste te afte për te administruar dhe drejtuar me profesionalizëm ekonominë publike dhe lokale, te afte ne vendimmarrje, te afte për zgjidhjen e problemeve dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë publike dhe lokale;
  • Te përgatisë specialiste përvetësimin e teknikave, instrumenteve dhe metodave bashkëkohore, sasiore dhe cilësore, për menaxhimin me efektiv te ekonomisë publike e asaj lokale;
  • Te përgatisë specialiste me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e mjaftueshme për kërkim shkencor dhe hartimin e zbatimin e planeve strategjike dhe te qëndrueshme te ekonomisë në përgjithësi;
  • Te pajise studentet e këtij niveli me njohuritë baze ne fushën e kërkimit dhe kualifikimit  me te avancuar shkencor .
  • Ky program ka si mision të përgatisë studentë të cilët të aftësohen në hartimin e politikave ekonomike brenda strukturave që lidhen direkt dhe indirekt me administratën publike qendrore dhe lokale.
  • Ky program është mjaft unik në llojin e tij sepse është ndërdisiplinor (ekonomi dhe shkenca politike), dhe në këtë mënyrë tenton të aftësojë studentin si ekonomist vendimmarrës në kontekstin e politikave të ndryshme.
  • Ka si synim ti ofrojë studentit mundësinë të studiojë dhe të eksplorojë në lëmin e shkencave ekonomike të integruara me shkencat politike.
  • Kursi synon të aftësojë studentin ne njohjen e fenomeneve ekonomike nen rregullatorët politik
  • Ky kurs synon gjithashtu ta njohe studentin me zhvillimin e ekonomisë duke mos lënë pas dore aspektet shoqërore dhe njerëzore.
  • Te përgatisë individë me formim me të përgjithshëm dhe deri diku të thelluar profesional, në fushën e ekonomisë dhe politikës
  • Të përgatisë individë të aftë në hartimin e platformave ekonomike në kuadrin e trysnisë politike
  • Te përgatisë studentë te afte për politikë – bërje në një mikro-mjedis si dhe të aftë për të drejtuar me profesionalizëm ekonominë publike qendrore dhe lokale, te afte ne vendimmarrje, të aftë për zgjidhjen e problemeve dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë publike dhe lokale;
  • Te përgatisë studentë të aftë në përvetësimin e teknikave, instrumenteve dhe metodave bashkëkohore, sasiore dhe cilësore, për menaxhimin me efektiv te ekonomisë publike qendrore dhe e asaj lokale;
  • Te pajise studentet e këtij niveli me njohuritë e përgjithshme ne fushën e kërkimit dhe kualifikimit  me te avancuar shkencor.