Departamenti i Drejtësisë


Departamenti i Drejtësisë nisi veprimtarinë e tij me VKM nr. 350 datë 30.05.2010, si një nga tre shtyllat kryesore të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës.

Orientimi drejt kërkimit shkencor

Misioni i Departamentit të Drejtësisë (DD) fokusohet në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe projekteve akademike në fushën e të Drejtës, duke analizuar principet themelore, kombëtare dhe ndërkombëtarë, historikun, zbatimit e të Drejtës, mendimin teorik dhe evolucionin e tij filozofik dhe kritik, jurisprudencën dhe teknikalitetet juridike si dhe ndërveprimin e të drejtës me sektorë të tjerë disiplinorë.

Disa ndër objektivat themelore të  DD, të mbështetura në Ligjin për Arsimin e Lartë, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit, synojnë:

  1. Zhvillimin e kërkimit shkencor në studimet juridike duke zhvilluar hulumtimet në fushën e të Drejtës dhe atë ndërdisiplinare të orientuar drejt zhvillimit të doktrinës, të koncepteve/teorive mbi të Drejtën në kohë dhe qasja me disiplina të tjera në fushën sociale apo shkencave teknologjike;
  2. Përhapja e rezultateve të kërkimit në komunitetin shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar;
  3. Njohja dhe rëndësia e njohjes së të drejtës në institucionet publike, private dhe sektorin e tretë (OJF lokale dhe kombëtare);
  4. Krijimi i një sistemi autovlerësimi të kërkimit shkencor konform kërkesave të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë.

Këto objektiva kërkojnë të arrihen nëpërmjet:

  • orientimit drejt burimeve të kërkimit që promovojnë zhvillimin dhe risinë;
  • ofrimit të mundësive në fushën e kërkimit dhe projekteve shkencore që synon krijimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit me partnerë akademikë, institucionalë dhe privatë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • investimit tek të rinjtë dhe mobiliteti si mundësi bashkëpunimi me qendra të tjera të kërkimit shkencor;
  • përmirësimit të vazhdueshëm të aktivitetit didaktik (në nivel akademik të mësimdhënies, platformave të kërkimit, materialeve didaktike, teksteve dhe shumëllojshmërisë së titujve, bibliotekave dhe vendeve studimit) duke e gërshetuar atë me fushat e kërkimit shkencor;
  • promovimit të kërkimit shkencor duke krijuar programe studimi që i përgjigjen tregut të punës dhe tërheqjes pranë tij të studentëve të ekselencës (si psh programe doktorale me nivel të lartë);
  • nxitjes së risisë duke rrtitur bashkëpunimin me qëndra të kërkimit shkëncor brenda dhe jashtë vendit dhe me financues të ndryshëm privatë dhe publikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kërkimi shkencor realizohet nëpërmjet:

  • publikimit në periodikë, revista apo monografi të teksteve akademike (versioni në letër ose elektronikisht);
  • pjesëmarrja, organizimi dhe promovimi i kongreseve, konferencave, seminareve, ëorkshop-eve, takimeve informuese, eventeve promovuese në bashkëpunim me Departamentet e tjera të FSHPJ-së, Universitetin Aleksandër Moisiu dhe institucione të tjera publike dhe private shqiptare dhe ndërkombëtare;
  • trasferimi i rezultateve të kërkimit në fushën e sipërmarrjes, inovacionit dhe të ushtrimit të profesioneve të lira dhe të gjyqësorit.

DD garanton aktivitetin didaktik të organizuar në ciklin e parë ofron programin e  Studimeve të Integruara në Drejtësi (programi 5 vjeçar) që afron studentët e diplomuar me tregun e punës të profesioneve të lira (avokat, noter, jurist i profilizuar, dhe kandidat për magjistrat, prokuror/gjyqtar) si dhe në vijim studimet në profilin Juridik (sistem me kohë të plotë dhe sistem me kohë të pjesshme) tre vjeçare.

Studentët e drejtësisë do të kenë mundësinë të përfshihen në veprimtari ekstrakurrikulare, duke plotësuar njohuritë e tyre në këtë fushë kaq të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Studentët e drejtëisë në UAMD, kanë mundësi të bëhen pjesë e Klubit të Juristëve, Klinikës së Ligjit si dhe të jenë pjesëmarrës në konkurse debati, apo gjyqe imituese të zhvilluara brenda fakultetit apo më gjerë.

Me qëllim riorganizimi dhe përshtatje me riorganizimin e UAMD si dhe në përgjigje të kërkesave të palëve të interesuara dhe tregut të punës, kurrikulat janë në përmirësim dhe përshtatje të vazhdueshme duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, tregut të punës dhe standarteve ndërkombëtare.

Programet e studimit që ofrohen nga Departamenti i Drejtësisë, janë:

  • Bachelor në Drejtësi
  • Master Shkencor në “E drejtë private”
  • Master Shkencor në “E drejtë publike ndërkombëtare”
  • Master Profesional në “E drejtë e pronës”
  • Master Profesional në: “E drejtë ndërkombëtare tregtare”

Aktualisht Departamenti i Drejtësisë përbëhet nga 31 Lektorë me eksperiencë në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor.

Departamenti i Drejtësisë kujdeset veçanërisht në krijimin e raporteve ndërkombëtare që i garantojnë studentëve të tij mundësi punësimi dhe praktike formuese nëpërmjet marrëveshjeve të lidhura si në nivel Departamenti, Fakulteti dhe Universiteti me entet publike, firmat private apo organizatat e sektorit të tretë.

Stafi

Lektor 

DR. GENTIAN KOÇI 

Lektor 

JONIDA BRATI

Lektor 

Dr. INA PETRAJ 

Lektor 

Dr. Saimir Fekolli  

Lektor 

ILIA ILIA

Lektor 

Dr. Radovan Cela