Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime


[Shkarko Kurrikulën]

Përshkrimi i Programit 2-vjeçar në Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime 

Programi është menduar për studentë me statusin e nivelit profesional për punësim në Ndërmarrje të Ujësjellës-Kanalizimeve, të Impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura, në HEC-e apo vepra të ndryshme hidroteknike, gjithashtu, edhe si profesionist i lirë hidraulik. Në këtë program studentët marrin njohuri për lëndë të formimit të përgjithshëm, formimit profesional, si dhe zhvillojnë praktika profesionale. Nevoja për hapjen e këtij programi është parë si domosdoshmëri për tregun e punës, si pasojë e kërkesave të mëdha për profesionin hidroteknik. Pas përfundimit të studimeve profesionale studentët janë të aftë të kuptojnë projekte të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve; ligjshmërisë së tyre; të materialeve hidraulike, të mirëmbajnë veprat hidroteknike dhe sistemet e furnizimit me ujë, të trajtimit të ujit të përdorur, etj.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

  • Bizneset private, por edhe sektori publik në Shqipëri kanë nevojë për profesionistë për të realizuar kërkesat e popullatës për ndërtime më të mira hidraulike, sisteme të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, për trajtimin e ujërave të ndotura, infrastruktura hidroteknike, etj. Regjistrimi  në degën “Hidroteknik Ujësjellës-Kanalizime” sot është një zgjedhje e duhur, pasi tregu ka mangësi për specialist të lirë hidraulik.
  • Dega fokusohet në përparimin profesional dhe në atë akademik, duke ndërthurur leksionet në auditore me praktikat profesionale pranë Enteve të Ujësjellës-Kanalizimeve, Bashkive, bizneseve private, etj.
  • Në fund të programit të studimit, studentët pajisen me “Diplomë Profesionale”, duke marrë kështu një profesion të vlefshëm në Shqipëri dhe kudo në botë.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit tanë mund të punojnë në terren, por edhe në mjedise zyrash, si në administratën shtetërore, ashtu edhe në biznese private. Ata mund të punësohen pranë:

  • Ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve kudo në Shqipëri, si: hidraulik, specialist në sektorin e shitjeve apo të faturimit; inspektorë, etj.;
  • Impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura;
  • HEC-eve apo veprave të ndryshme hidroteknike;
  • Mund të punojnë në biznese private si hidraulik apo teknik të specializuar në projekte të furnizimit me ujë, të kanalizimeve, etj,

Ky program realizon nje edukim solid sipas drejtimeve bazë që i nevojiten specialistëve hidroteknikë në aktivitetin e tyre të përditshëm në përgjigje të kërkesave të tregut.