Menaxhim Ndertimi


[Shkarko Kurrikulën]

 

Përshkrimi i Programit 2-vjeçar në “Menaxhim Ndërtimi” 

Dega “Menaxhim Ndërtimi”, me programet që ofron në nivelet e studimit 2-vjeçare, është sot ndër më të kërkuarat nga studentët, jo vetëm për kërkesat që ka tregu i punës për asistentë  menaxherë ndërtimi, por edhe për kualitetin e programeve që ofron. “Menaxhim Ndërtimi”  është një shkollë 2-vjeçare që bazohet tek shkencat e aplikuara. Programi i kësaj dege parashikon paralelisht, lëndë të formimit teorik nga njëra anë dhe praktik nga ana tjetër. Një kujdes i veçantë tregohet edhe tek përvetësimi i dijeve që lidhen me instrumentet e fundit të ofruara nga informatika në shërbim të fushës së ndërtimit (softwaret bashkëkohorë). Në këtë program studentët plotësojnë njohuritë teorike me praktikat profesionale.

 

Pse duhet të studioni në këtë program?

Të diplomuarit në këtë Degë fitojnë mjetet që të kenë sukses kudo në fushën e menaxhimit të ndërtimit. Përveç matematikës së aplikuar dhe lëndëve shkencore, studentët marrin aftësi kompjuterike dhe njohuri për materialet e ndërtimit, aftësohen në hartimin e vlerësimeve teknike të proceseve të punës në ndërtim dhe njohin kodet dhe rregulloret e vlerësimit ekonomik të proceseve të ndërtimit. Të gjithë këto faktorë bëjnë që të diplomuarit të kenë  aftësi të propozojnë  dhe të menaxhojnë në aktivitete biznesi të ndërtimit.  Të gjitha kërkesat e mësipërme janë në përputhje të plotë me ndryshimet e fundit në standardet e industrisë së ndërtimit të cilët evidentojnë aftësitë dhe dijet që punonjësit e ndërtimit duhet të kenë, në mënyrë që të mbikqyrin dhe menaxhojnë bizneset e ndërtimit. Lidhja e tyre me praktikën profesionale i bën ata të aftë në organizimin dhe drejtimin e çdo nënkontraktori privat që vepron në fushën e ndërtimit.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit tanë mund të punësohen në të gjithë kantieret e ndërtimit brenda vendit dhe në rajon. Pozicionet e punës mund të jenë ato të zbatuesit apo të menaxherit të sitit, asistentë  inxhinierë të  projektit, si dhe asistentë zyrtarë ekzekutiv në firmat e mëdha të ndërtimit. Disa të tjerë mund të punësohen në sektorët e shitjes së materialeve të ndërtimit apo edhe si inspektorë në nyjat e specializuara për prodhimin e materialeve të ndërtimit. Gjithashtu mund të punësohen edhe tek entet shtetërore të ndërtimit (degët teknike të tyre), sidomos ato që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me zhvillimin dhe monitorimin e hapësirave ndërtimore.

Ata mund ta gjejnë veten shumë mirë në çdo sektor publik i cili merret me punimet dhe investimet në fushën e ndërtimit.

Të diplomuarit tanë mund të ngrenë biznesin e tyre privat të mirëmbajtjes së godinave të ndryshme të ndërtimit.