Teknologji Automobilash


[Shkarko Kurrikulën]

Porgram 2-vjecar ne Teknologji Automobilash; ( TA) me kohëzgjatje 2 vite, 120 kredite ECTS, i paakredituar.

Studentët pajisjen me Diplomë Profesionale në fushën e Transportit, ku ata përgatiten jo vetëm me njohuri akademike mbi ndërtimin dhe menaxhimin e një biznesi në fushën e Transportit, por marin edhe aftësi profesionale si asistent inxhinierë dhe përfaqësues të biznesit profesional.

Të diplomuarit tanë mund të punësohen në sektorin publik, në sektorin privat dhe të vetëpunësohen në serviset e riparimit të makinave pasi me diplomat e tyre mund të liçensohen subjektet e servisit.

Të diplomuarit tanë në “Teknologji Automobilash” zhvillojnë një sërë aftësish praktike dhe menaxheriale, me qëllim marrjen e vendimeve të duhura në serviset e automjeteve, qendrat e kontrolleve teknike, apo në autosallone të ndryshme ku mund të punojnë. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teoriko-praktik në fushën e teknologjisë së automjeteve. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi të një specialisti të fushës së automjeteve (mirëmbajtje-shërbim-riparim-automjetesh, inspektorë të Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve, asistentë teknike në fushën e automjeteve, menaxherë në autosallone të autoveturave, kolaudatorë dhe kontrollorë teknikë në ofiçina të ndryshme mekanike si në sektorin privat, ashtu dhe në atë publik.