Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës


Rreth Departamentit

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË APLIKUARA DHE TË NATYRËS (SHQIP)

Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës është një prej tre Njësive bazë të Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe përbëhet nga 10 anëtarë.

Me një staf relativisht të ri në moshë dhe të kualifikuar, Departamenti zotëron kapacitetet e nevojshme për mësimdhënie, jo vetëm në programet 2-vjecare profesionale, por edhe në programet Bachelor dhe Master që ofron ky Fakultet apo Fakultetet e tjera.

Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës ka në përbërje edhe dy laboratorë didaktikë, ai i Kimi- Biologjisë dhe i Fizikës. Laboratorët kanë specialistë të kualifikuar që ndihmojnë  në kryerjen e  eksperimenteve të ndryshme që janë të planifikuar gjatë programeve studimore.

Stafi akademik i Departmentit i kushton rëndësi kërkimit shkencor duke u angazhuar nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në Konferenca Shkencore (kombëtare dhe ndërkombëtare), botimeve në revista shkencore prestigjioze, si edhe aplikimit në projekte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

 

 

Stafi

Lektor 

Dr. Laura Gjyli

Lektor 

MSc. Azem Hysa

Lektor 

Dr. Anisa Liti

Lektor 

Dr. Merita Xhixha