[Shkarko Kurrikulën]
Përshkrimi i Programit Informatikë Praktike
Informatikë Praktike është një program studimi 2- vjeҫar që u siguron studentëve një diplomë me 120 kredite. Bazuar në kërkesat e tregut të punës ky program studimi përqëndrohet në kompetenca, duke u siguruar studentëve teori dhe praktikë për të zgjeruar aftësitë e tyre profesionale në: instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemit operativ, në zgjidhjen e problemeve hardware dhe software, në krijimin dhe dizenjimin e faqeve web, në konceptin dhe dizenjimin e materialeve promovuese, në mirëmbajtjen e rrjetit dhe pajisjeve kompjuterike të një kompanie të vogël.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Të gjitha moduleve dhe kurseve të kësaj kurrikule u është përcaktuar një fushë kompetence, e cila përfaqëson një sektor të specializuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Ky grup kompetencash i cili integron teorinë me praktikën rrit aftësitë praktike të studentëve, ҫka bën të mundur qasjen me tregun e punës.
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Të diplomuarit në Informatikë Praktike janë të aftë të punojnë në këto sektorë të IT: teknikë shërbimi, teknikë sistemi, administrator sistemi, dizenjator dhe publikues web-i, dizenjator grafik, mirëmbajtës pajisjesh IT.