Specialist Rrjetash Kompjuterike


[Shkarko Kurrikulën]

Specialist Rrjetash Kompjuterike

 Përshkrimi i Programit Specialist Rrjetash Kompjuterike

Specialist Rrjetash Kompjuterike është një program studimi 2-vjecar i cili siguron një diplomë me 120 kredite. Studentët gjatë dy viteve të studimit marrin njohuri teorike dhe praktike në menaxhimin e rrjeteve kompjuterike, në pajisjet hardware dhe software, në mbledhjen e të dhënave të performancës së rrjetit, monitorimin e sigurisë së rrjetit, çështjet e zgjidhjes së problemeve te rrjetit, parashikimin e  problemeve dhe mirëmbajtjen rutinë te rrjetit.

 Pse duhet të studioni në këtë program?

 Me avancimin e teknologjisë dhe industrisë ҫdo kompani e ka të nevojshme të punësojë një mirëmbajtës IT. Ky drejtim studimi  do t’ju ndihmojë të zhvilloni dhe të përmirësoni aftësitë tuaja, të qëndroni të përditësuar  me  tendencat  e  fundit të industrisë dhe teknologjisë, të jeni të aftë  për tregun e punës, të takoni mentorë, partnerë dhe klientë të ardhshëm dhe të fitoni qasje në burimet e nevojshme që do të nxisin zhvillimin tuaj të karrierës.

 Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Specialistët e rrjeteve kompjuterike instalojnë  dhe mirëmbajnë infrastrukturën e rrjetit IT për kompani të niveleve të ndryshme, duke filluar nga ato të vogla deri tek më të mëdhatë.  Ata mbledhin të dhëna për performancën e rrjetit, monitorojnë sigurinë e rrjetit dhe optimizojnë kapacitetin e serverit për të menaxhuar fluksin e informacionit,  kryejnë azhornime të rrjetit dhe rregullojnë gabimet e rrjetit tek  klientët.